BOTA

Nis festa në Greqi/ Mitsotakis kryeson me vota: Erdhi fundi i toksicitetit dhe fillimi i epokës së stabilitetit

Teksa numërimi i votave në Greqi është drejt përfundimit, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, i cili po siguron shumicën e votave, ka dhënë mesazh për zgjedhjet.

Ai  shprehet që populli grek i ka dhënë një mbështetje të fuqishme partisë së tij dhe tashmë do të nisë një epokë stabiliteti.

Mitsotakis siguroi qytetarët që do t’I qëndrojë besnik detyrës së tij dhe punës së palodhur, duke mos toleruar asnjë sjellje arrogante e duke qenë kryeministër i gjithë grekëve.

 “Populli grek i dha një mandat të fuqishëm Demokracisë së Re, dhe rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit. Unë do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante , do të jem kryeministër i gjithë grekëve”– tha ai.

Në qytetet greke ka nisur festa, ku qindra qytetarë kanë dalë nëpër sheshe me flamuj e me fishekzjarre nëpër duar. Numërimi i votave është drejt përfundimit dhe deri tani janë numëruar 95.83% e votave.


Top Channel

Banner

Related posts

Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit

admin

Rusia rrëzon tre drone që kishin objektiv Moskën

admin

Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

admin

Leave a Comment