AKTUALE

Nikollovski: Bilall Kasami, do ta propozojë kryeshefin e policisë në Tetovë

Sonte në intervistën e ALSAT, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Alekandar Nikollovski tha se ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike që do i takojë kësaj partie, për të emëruar zyrtarë në sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Gostivar si dhe disa komuna tjera më të vogla do të ketë takime dhe konsultime me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin.

“Ministri teknik i Punëve të Brendshme do të ketë takime dhe do të pranojë sygjerime nga kryetari i komunës së Tetovës, për emërimin e drejtorit të sektorit për punë të brendshme në stacionin e Policorë në Tetovë. Kështu presim që ky emërim të kryhet në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Tetovës”, tha Alekandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Bekteshi: Konflikteve ndëretnike i fryjnë ata që nuk ia duan të mirën vendit

Gjyla Halili

Taravari nga Dibra: Më 9 maj do të kemi qeveri të re

Gjyla Halili

Shuto Orizarja përkrah fuqishëm Bujar Osmanin për president

Gjyla Halili