AKTUALE

Nikollë Camaj në Budva për 20-vjetorin e PAM-it: Bashkëjetesa në Mal të Zi, shembull për rajonin

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka marr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të PAM-it, Asamblesë Parlamentare të Mediteranit, që po mbahet në Budva.

Gjatë takimeve të shumta në kuadër të këtij aktiviteti ndërkombëtar, u zhvilluan biseda miqësore edhe ndërmjet përfaqësuesve të shteteve që kanë marrëdhënie të tensionuara, si Armenia dhe Azerbaijan.

Camaj theksoi se në këtë forum u promovua modeli i bashkëjetesës dhe partneritetit ndërmjet përkatësive të ndryshme kombëtare, fetare dhe politike, duke u vlerësuar si një shembull shumë i mirë i dialogut dhe mirëkuptimit në rajon.

Ja postimi plotë:

🇦🇱
20-vjetori i PAM-it, Asamblesë Parlamentare të Mediteranit, po festohet sot, në Budva.
Këtu përjetuam takime të shumëta miqësore, madje edhe mes përfaqësuesve të shteteve të cilat janë në armiqësi, si Jermenia dhe Azerbejxhani.
Ne promovuam realitetin tonë të partneritetit midis përkatësive të ndryshme kombëtare, fetare e politike, gjë që u vlerësua si shembull tejeti i mirë…

Banner

Related posts

Klubi bullgar “Car Boris” do të ndryshojë emrin, ndërsa Klubi “Vanço Mihailov” do të padisë

admin

Deklarata “bombë” e Macronit: Shqiptarët do të jenë pjesë e BE në dy vitet që vijnë

Gjyla Halili

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë

Gjyla Halili