AKTUALE

Nik Gjeloshaj në ShBA, takon diasporën: Së bashku, fuqishëm për avancimin e shqiptarëve në Mal të Zi



Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, me ftesë për pjesëmarrje në Mëngjesin e Lutjeve, ka pasur aktivitete të ngjeshura dhe takime zyrtare dhe në veçanti me diasporën shqiptare.


Z. Gjeloshaj me bashkëpunëtorë nga Forumi Shqiptar, ka takuar pjesëtarët e diasporës. Gjeloshaj ka cekur rëndësinë e diasporës për emancipimin politik dhe zhvillimor nga Komuna e Tuzit.

Ky vizion i Forumit shqiptar me diasporën, është sukses i përbashkët, ka theksuar Gjeloshaj.


Postimi i plotë i z. Gjeloshaj:


Gjithmonë është kënaqësi të takoj diasporën tonë! Bashkë ia filluam emancipimin politik dhe zhvillimorë nga Komuna e Tuzit, ndërsa tani vazhdojmë për krejt shqiptarët në Mal të Zi!
Ku ishte politika shqiptare në 2019, e ku jemi sot, është punë e përbashkët e Forumit shqiptar me diasporën!
Së bashku, fuqishëm, vazhdojmë misionin tonë: avancimin ekonomik, politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi!
NGJ

Banner

Related posts

Pse fuqizimi i koalicionit opozitar LEN po shkakton frikë tek pushteti?!

Gjyla Halili

Mexhiti: Ali Ahmeti s’ka besim te ministrat, prandaj në zgjedhje del me “gardën e vjetër”

Gjyla Halili

Kompania ajrore e aeroplanit që u përplas në Toronto po ua ofron nga 30 mijë dollarë secilit pasagjerë

Gjyla Halili