AKTUALE

Nik Gjeloshaj me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shoqatës ” Malësia e Madhe NY”: 30 vitet e ardhshme le t’ju sjellin të gjithëve juve edhe më shumë përparim, unitet dhe sukses!

Shfrytëzoj rastin që me shumë kënaqësi dhe admirim t’i dërgoj urimet më të ngrohta shoqatës “Malësia e Madhe NY” me rastin e 30-vjetorit të themelimit.

Për tre dekada, kjo organizatë e shquar ka qenë një qendër unifikimi për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke punuar dhe vepruar me vendosmëri për të avancuar mirëqenien e komunitetit si dhe për të ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e pasura kulturore shqiptare.

Shoqata “Malësia e Madhe NY” gjithashtu ka përfaqësuar edhe një urë lidhëse midis SHBA-së dhe Malësisë, duke forcuar lidhjet e parneritetit dhe bashkëpunimit mes popullit shqiptar dhe atij amerikan. Nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm, përpjekjeve lobuese si dhe përkushtimit të palëkundur, kjo shoqatë ka luajtur një rol kyç që zëri i shqiptarëve, zëri i Malësisë të dëgjohet tek adresat më të rëndësishme amerikane dhe botërore.

Gëzuar. 30 vitet e ardhshme le t’ju sjellin të gjithëve juve edhe më shumë përparim, unitet dhe sukses!

NGJ

Banner

Related posts

How the US tax code bypasses women entrepreneurs

admin

Fillon gjyqi ndaj Stojançe Jovanovskit për vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova ka nevojë për vizion dhe punë!

Gjyla Halili