Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth profesorit Mark Junçaj, duke bërë thirrje që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet në interes të nxënësve dhe të arsimit.
Gjeloshaj thekson se nuk i njeh detajet e çështjes dhe se nuk pretendon të gjykojë mbi rrethanat konkrete, por vlerësimin për Mark Junçajn e mbështet në njohjen e tij të hershme, që nga koha e studimeve.
“Detajet nuk i di dhe as nuk duhet t’i di. Mirëpo, çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet në dobi të nxënësve dhe të arsimit.”
Duke folur për njohjen e tij me Junçajn, Gjeloshaj shprehet:
“Mark Junçajn e njoh që nga koha e studimeve. Ka qenë student brilant, ndërsa për një periudhë kemi qenë edhe shokë dhome. Jam i bindur se Gjimnazi dhe arsimi kanë nevojë për dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e Markut.”
Sipas Gjeloshajt, Mark Junçaj duhet të vazhdojë kontributin e tij në arsim.
“Marku e ka vendin në Gjimnaz dhe aty duhet të vazhdojë punën.”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë në Mal të Zi apelon që çdo vendim i gabuar të rishikohet dhe të korrigjohet në kohë, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla.
“Edhe kur merren vendime të gabuara, është më mirë të korrigjohen me kohë, sepse kështu dëmi është shumë më i vogël.”
Gjeloshaj thekson se në çdo situatë të tillë duhet të mbizotërojë interesi i nxënësve dhe i arsimit, ndërsa mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe përgjegjësisë institucionale.
Ja postimi plotë:
Detajet nuk i di dhe as nuk duhet t’i di, mirëpo çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet në dobi të nxënësve dhe të arsimit.
Mark Junçajn e njoh që nga koha e studimeve.
Ka qenë student brilant, ndërsa për një periudhë kemi qenë edhe shokë dhome.
Jam i bindur se Gjimnazi dhe arsimi kanë nevojë për dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e Markut.
Marku e ka vendin në Gjimnaz dhe aty duhet të vazhdojë punën.
Edhe kur merren vendime të gabuara, është më mirë të korrigjohen me kohë, sepse kështu dëmi është shumë më i vogël.
NGJ
