AKTUALE

Nga sonte ulje temperaturash dhe reshje shiu

Pas stuhive lokale që karakterizuan pjesë të vendit në fillim të javës, këto ditë është rikthyer moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, të cilat po arrijnë deri në 31°C në shkallë vendi.

Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes do të depërtojë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu e mundësi edhe për shkarkesa elektrike, përcjell klankosova.tv.

Siç shkruan Meteo Kosova, dita e hënë parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.

Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të martën, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Nga dita e martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, derisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e mërkurë, ndonëse edhe më të pakta.

 

Banner

Related posts

DMSH me thirrje për komunat: Nëse nuk veproni në raste të fatkeqësive natyrore, do të zbatojmë masa kundërvajtëse

Gjyla Halili

Ali Ahmeti u mirëprit në Stamboll nga Shoqata e Turqve të Rumelisë

Gjyla Halili

Mjekë, gazetarë e aktorë, zbulohet lista e këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë (EMRAT)

admin

Leave a Comment