AKTUALE

Neziri dhe Aliu: Bashkimi i Zijadin Selës në Frontin Europian është e drejtë legjitime, shihej si bashkëpunim i pritshëm…

Oferta e dy blloqeve politike në vend ishte temë debate në emisonin “Klan Debat” në televizionin Klan Macedonia.

Analisti, Xhelal Neziri tha se bashkëpunimi i krahut të Zijadin Selës me BDI-në ishte i pritshëm sepse si bashkëpunim ka ekzistruar prej më herët, që nga përfshirja e ASH-së në qeveri.

“Pozicionimi i z.Sela në Frontin Europian nuk kishte alternativë tjetër, sepse ka marrëveshje nga viti I kaluar me BDI-në për bashkëpunim më afatgjatë dhe arsyeja e dytë është ndarja e muajit të kaluar ku z.Taravari ende i ka vulat e partisë. Ndaj ky bashkim ishte i pritshëm sepse oferta e Taravarit për vulosjen e listës së deputetëve që ia ofroj Selës si mundësi ishte ne kuadër të retorikës së zgjedhjeve”, tha Neziri.

Se bashkëpunimi i Selës me BDI-në është legjitim e tha dhe analisti, Qenan Aliu, i cili shtoi se ASH u përa në kohë të papërshtatshme.

“Keqardhje që Aleanca u nda në një kohë të papërshatshme dhe kjo erdhi si pasojë se kah duhet të orientohet ajo parti, nga Sela apo Taravari, mirëpo zgjedhja e Selës është e drejtë legjitime nuk ka pse gjykohet, edhe pse si ide ka qenë bashkëpunim prej më herët. Është në rregull që u reshtua me Frontin Europian mirëpo unë nuk pajtohem me emërimin “Front Europian”, pra nuk do të thotë kjo që ata tjerët janë anti-europian, une kam vërejtjen e mia për emërimin e këtij Fronti”, deklaroi Aliu. /TvKlan.mk

Banner

Related posts

Drejtori i Diasporës pranë BFI, Mafiz ef. Rustemi, pjesë e Forumit debativ mbi “Vetitë negative tek të rinjtë”

Gjyla Halili

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ “S’ka përkufizim tjetër!”, Celibashi i prerë për rritjen e pagave para zgjedhjeve: Ligji e përcakton qartë, ndalimi ekziston për…

admin

Faton Ahmeti në Westminster Fondation for Democracy: Transparenca instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike

Gjyla Halili