SHOWBIZ

Neymar rikuperon një pjesë të humbjeve në kazino

Neymar Jr ka filluar të rikuperojë një pjesë të humbjeve miliona euro që pësoi së fundi, teksa luante në një kazino online. Mbrëmjen e kësaj të hëne, lojtari brazilian i PSG-së, i cili ndodhet në mes të një periudhe rikuperimi nga dëmtimi në kyçin e këmbës, është rikthyer për të marrë pjesë në të njëjtën kazino online ku humbi 1 milion euro për 60 minuta, por këtë herë me më shumë fat.

Konkretisht, braziliani ka fituar 35.280 euro, pasi ka vënë një bast të shumëfishtë prej 10.960 eurosh në numra të ndryshëm të ruletës. Në këtë mënyrë Neymar rikuperon një pjesë të miliona eurove që humbi në lojën e tij aq shumë të diskutueshme.

Lehtësia me të cilën ai u bë pishman për humbjen e miliona eurove shkaktoi lloj-lloj reagimesh, secili më të zemëruar, te shumë përdorues të internetit. Ata e fajësuan brazilianin për mendjemadhësinë me të cilën e “vajtoi” fatkeqësinë e vet. Shumë e përshkruan atë sjellje si të pahijshme.

Banner

Related posts

I dënuari me vdekje prej 24 vitesh i shpëton ekzekutimit për herë të shtatë (fotot)

admin

Peshqirët, kozmetikën dhe aparatet e rrojës assesi nuk bën t’i mbani në banjë

admin

Shkenca zbulon sekretin pse trëndafilat kanë aromë karakteristike

admin

Leave a Comment