AKTUALE

Nesër përfundon muaji i Ramazanit – namazi i Fitër Bajramit falet të mërkurën në orën 06:45

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar të gjithë besimtarët mysliman se dita e parë e Fitër Bajramit është të mërkurën më 10 prill 2024.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:41, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftim.

BIK ka shtuar se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti i jep lamtumirën Fari Mehmedit: Patriot që mbeti besnik ndaj idealeve kombëtare

Gjyla Halili

Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi bashkë bën iftarë dhe hapën shtabin zgjedhor në Ohër

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj në New York, në festën e organizuar për nderë të 113 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Gjyla Halili