AKTUALE

NESËR NË ORËN 12 PM THEMELOHET DEGA E VATRËS LONG ISLAND – NEW YORK DHE SHKOLLA SHQIPE “GJERGJ FISHTA”

Me pjesëmarrjen ekskluzive të kryetarit Dr. Elmi Berisha dhe kryesisë, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra njofton publikun e patriotët shqiptarë në Amerikë se nesër më datë 26 Tetor 2024, ditë e shtunë, ora 12:00 PM në Adresën: 134 Middle Country Rd, Coram, NY 11727 do të themelojë degën më të re të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Long Island – New York.

Po ashtu do të inaugurohet hapja e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” themeluar nga studiuesi Dr. Paulin Marku e Fabjola Gjinaj. Ftohen të marrin pjesë të gjithë patriotët shqiptarë me banim në Long Island – New York dhe zonat përreth që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Vatrës dhe të kontribuojnë për çështjen kombëtare.

Ju mirëpresim të gjithëve.

Banner

Related posts

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 20 gradë

Gjyla Halili

Vankovska nën moton “Po ia kthejmë dinjitetin kombit” e filloi fushatën e saj për presidente

Gjyla Halili

PSE SHQIPTARËT DUHET TA BOJKTOJNË RRETHIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE?

Gjyla Halili