AKTUALE

“Nëse nuk shkojmë me VLEN, dalim vetë në zgjedhje” – Taravari përjashton mundësinë e koalicionit me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari ka dalë me një deklaratë ku thotë se nëse nuk shkojnë me VLEN-in në zgjedhje lokale, dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në, transmeton TV21.

“Nëse nuk dalim me VLEN-in, opsionin e dytë e kemi të dalim vetë në zgjedhje dhe ky është opsioni i dytë, por ta shohim edhe disponimin mes anëtarësive. Për mua është shumë me rëndësi zëri i qytetarëve dhe zëri i qytetarëve”, tha Taravari pasi foli për dallimet në VLEN dhe u pyet se a pritet një koalicion me BDI-në.

Për dallimet, Taravari tha se kryesisht ndërlidhet me listat e këshilltarëve. Sipas tij, tre partitë në VLEN duan të dalin me një listë.

Banner

Related posts

Ka filluar mbjellja e duhanit në rrethinën e Prilepit, pritet prodhim i rritur për 15 për qind

Gjyla Halili

Kërkesa e Osmanit për cerifikimin e politikanëve, “therrë” në sytë e Siljanovskës

Gjyla Halili

Mickoski për Pendarovskin: Qytetarët ta ndihmojnë që të largohet nga Maqedonia

Gjyla Halili