KOSOVË

Nëse nuk përfundon kriza në veri, të gjithë humbin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Lajçak në një intervistë për mediumin Italian “La Stampa” ka deklaruar k se nuk është problemi se kush i nisi tensionet, porse si të përfundohen ato.

“Problemi nuk është se kush i filloi ato. Nëse kriza nuk përfundon, atëherë të gjithë humbin”, ka thënë Lajçak.

Për katër ditë rresht serbët në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq  po protestojnë. Ata po refuzojnë vendosjen e kryetarëve të sapozgjedhur në objektet e komunave,  si dhe largimin e Njësitit Special të Policisë së Kosovës./21Media

Banner

Related posts

Pak e rëndësishme a do të më godasin apo të me vrasin

admin

Osmani sot shkon në Lipjan, do të pritet në takim nga Imri Ahmeti

Gjyla Halili

Lista Serbe kundërshton kryetarët e veriut, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës

admin

Leave a Comment