AKTUALE

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, priti drejtuesit e Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj, priti sot në kabinetin e tij kryetarin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Zef Berishaj, si dhe kryetarin e Bordit Drejtues të kësaj shoqate, z. Peti Camaj.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e përzemërt dhe konstruktive, ku u diskutua për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht për rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kultivimin e lidhjeve me Malësinë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për promovimin e vlerave kombëtare dhe për një të ardhme edhe më të mirë për Malësinë dhe shqiptarët në Mal të Zi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ja postimi plotë:

Ishte nder e kënaqësi të kisha sot në kabinetin tim dy burra tonë nga diaspora, dy dashamirë të çështjejs kombëtare, në përgjithësi, e adhurues të Malësisë, ne veçanti, z. Zef Berishaj, përndryshe kryetar i shoqatës Jehona e Malësisë, dhe Petin, të birin e Gjeto Kolë Ucit, të veçantit tonë.
Biseda me ta ishte tejet stimuluese për një të ardhme edhe më të mirë.

Banner

Related posts

VLEN për Zhurnal: Me VMRO-në nuk është folur për asnjë resor, nesër është takimi i parë VMRO-VLEN, nga këtu do të fillojnë propozimet , negociatat

Gjyla Halili

AGIM RASHITI DEMONSTRUESI I PARË NË GJILAN QË RA PËR LIRINË E KOSOVËS

Gjyla Halili

BDI: Kongresi i pestë dëshmoi pjekurinë e lartë politike të organizatës sonë

Gjyla Halili