AKTUALE

Në zyrën presidenciale do të mbahet aktivitet me titull “Ndryshimet klimatike – rreziqet dhe sfidat”

Me iniciativë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Zyrën presidenciale do të mbahet aktivitet me titull “Ndryshimet klimatike – rreziqet dhe sfidat”.

Në aktivitet do të marrin pjesë profesorë universitarë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil. Diskutimet do të fokusohen në kornizën institucionale dhe rregullimin ligjor të ndryshimeve klimatike, cilësinë e ajrit dhe pasojat shëndetësore, rreziqet klimatike, rezistencën dhe masat inovative për adaptim dhe menaxhim të integruar të ujërave, cilësinë e ujit, gjeorreziqet dhe adaptimin e bujqësisë.

Siç informojnë nga Zyra e presidentes, fjalime hyrëse do të mbajnë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, koordinatorja kombëtare për ndryshimet klimatike, Teodora Obradoviq-Grnçarovska dhe Vllado Spiridonov, doktor i shkencave meteorologjike dhe anëtar i Këshillit të sigurimit.

Qëllimi i diskutimit të ekspertëve është të dalin me konkluza, rekomandime dhe propozim- masa për veprime parandaluese dhe zgjidhje inovative për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Banner

Related posts

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Tuzit dhe Kolegjit Universum nga Kosova

Gjyla Halili

BDI: Gabimet e VMRO-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar

Gjyla Halili

Agim Nuhiu: Sot qëndruam në Institutin Shkencor për Histori Kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës!

admin