KOSOVË

Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

Duke rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në këtë vend

I pari i Qeverisë ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Banner

Related posts

TI: Shqipëria pa përmirësim, vetëm 1 pikë rritje në indeksin e korrupsionit

admin

Vuçiqi njofton për takimin me Lajçakun

admin

Pjesëmarrja 34.37% për qendrat që votuan elektornikisht, 35 denoncime

admin

Leave a Comment