AKTUALE

Në Sellcë përkujtohet fillimi i luftës së UÇK-së, Dehari: Këtu u shkrua historia

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka marë pjesë në manifestimin tradicional ” Pranvera e Dinjitetit” në fshatin Sellcë, për të shënuar përvjetorin e 24, të 14 Marsit ditën kur nisi lufta e UÇK-së

Amaneti i dëshmorëve na obligon të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të ndritur, ka shkruar Dehari.

Postimi i tij në fb:

Sot të mbledhur në Sellcë të Tetovës për të kujtuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme – 14 marsin, ditën kur nisi lufta e UÇK-së në këtë trevë krenare.

Kjo ditë simbolizon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Në këtë vend të shenjtë, ku u shkrua historia me gjakun e dëshmorëve, përulemi me respekt të thellë dhe zotohemi se amaneti i tyre do të mbetet i gjallë përjetësisht.

Amaneti i dëshmorëve na obligon të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të ndritur.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Seancë e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan përkujton ditëlindjen e Skënderbeut

Gjyla Halili

Nait Asani: Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku nuk hinte Kosova!

Gjyla Halili