AKTUALE

Në përvjetorin vjetorin e rënies heroike/ Ahmeti kujton sot Shkëlzenin, Fatmirin, Hasimin, Luanin dhe Enverin

Sot, me nderim të thellë dhe krenari kombëtare, kujtojmë heronjtë tanë që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e atdheut.

Në këtë ditë, shënohen 26 vjet nga rënia heroike e Shkëlzen Haradinajt, Fatmir Nimanajt, Hasim Halilajt dhe Luan Nimanajt – bij të denjë të kombit, të cilët me trimëri të pashoqe u përballën me armikun, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe një amanet të shenjtë: lirinë e Kosovës.

Gjithashtu, sot përkujtojmë me respekt të thellë edhe 20-vjetorin e rënies së luftëtarit të lirisë, Enver Haradinaj – figurë emblemë e përkushtimit, trimërisë dhe qëndresës, i cili jetën ia kushtoi idealit të lartë për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit.

Sakrifica dhe gjaku i këtyre heronjve u bënë themel i lirisë sonë dhe do të mbesin përherë të gdhendur në kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës, veprës dhe sakrificës së tyre!

Banner

Related posts

Arben Taravari në hapjen e Shtabit Zgjedhor në Strugë

Gjyla Halili

Siljanovska: Bilateralizimi është rrezik real për zgjerimin e BE-së

Gjyla Halili

Ageler-Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Gjyla Halili