AKTUALE

NË MEKKË TË ARABISË SAUDITE ZHVILLOHET EDICIONI I 45 I GARAVE KUR’ANORE NDËRKOMBËTARE

Nën patronazhin e Shkëlqesisë së tij, Mbretit Selman Bin Abdulaziz Al-Suud dhe nën organizim të Ministrisë për Çështje Fetare Thirrje dhe Udhëzim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Mekken e Bekuar, zhvillohet edicioni i 45 i Garave Kur’anore Ndërkombëtare.

Përfaqësues zyrtar i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në këto gara është imami i Xhamisë Murat Pasha, Hafiz Numan ef. Selami.

Garat do të zhvillohen në pesë kategori, ndërsa përfaqësuesi ynë do të garojë në kategorinë Hifz (recitim përmendësh i tërë Kur’anit Fisnik).

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij dhe të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Hafiz Numan Selamit i dëshiron shëndet, mbarësi dhe suksese në këto gara.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten

Gjyla Halili

Osmani – Gërvalla-Schwartz: Dialogu i udhëhequr nga BE kontribuon në stabilitetin rajonal

admin

Vlen formon kryesinë në Strugë

Gjyla Halili