AKTUALE

Bislimi i kundërpërgjigjet BE-së: Në takimin e 14 shtatorit vetëm Kurti paraqiti një draft thelbësor dhe gjithëpërfshirës

Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, duke theksuar se BE-ja ka paraqitur para palëve një plan të saj për implementimin e sekuencuar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, iu përgjigj BE-së të premten pasdite, duke e përsëritur pretendimin e Kurtit se vetëm Kosova kishte bërë propozim gjatë takimit të 14 shtatorit në Bruksel.

“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator vetëm kryeministri i Kosovës  paraqiti një draft thelbësor dhe gjithëpërfshirës”.

“BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, shkroi Bislimi në platformën X.

Të enjten u mbajt rundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve.

Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja e ka dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht, burimet e BE-së kanë thënë se qysh në qershor i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte prezantuar një plan të sekuencuar dhe për të kishte pasur deri me tash shtatë runde të takimeve të ndara me palët./Telegrafi/

Banner

Related posts

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI KOORDINATOREN SHTETËRORE TË TRANSPLANTIMIT TË ORGANEVE PRANË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PROF. DR. BILJANA KUZMANOVSKA

Gjyla Halili

Edhe Talat Xhaferi paralajmëron dorëheqjen

admin

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Gjyla Halili

Leave a Comment