AKTUALE

NË LLACË TË TETOVËS, HOXHA REFUZON TA VARROSË NJË NËNË SHQIPTARE ME FLAMURIN KOMBËTAR

Në fshatin Llacë të Tetovës ka ndodhur një veprim i rëndë dhe i papranueshëm!

Në Maqedoninë e Veriut, atje ku në të kaluarën, para luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka qenë i ndaluar përdorimi i flamurit kombëtar, Hoxha nuk ka pranuar të kryejë varrimin e një Nëne shqiptare, vetëm sepse arkivoli i saj ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar!

Në të kaluarën pushtuesit e ndryshëm nuk lejonin ceremoninë e varrimit me simbolin e Kombit, tash pse hoxha duhet ta bëjë një akt të tillë?
Cka fshihet brenda këtij akti?
Kush e shtynë të veprojë kështu?
Flamuri kuqezi nuk është simbol kundër besimit!
Ai është simboli ynë kombëtar, pjesë e identitetit, historisë, luftërave për liri e çlirim, sakrificave të mëdha e të panumërta kundër sundimtarëve pushtues dhe dinjitetit të shqiptarëve!

Askush nuk duhet ta përdorë ceremoninë mortore për t’ia mohuar një pjestari të popullit shqiptar të drejtën që të përcillet në banesën e fundit me simbolin e kombit të vet!

Besimi duhet të bashkojë, të ngushëllojë dhe ta respektojë dhimbjen e çdo familjeje e jo të kushtëzojë varrimin dhe të krijojë përçarje në çastet më të rënda e më dramatike të jetës!

Ky gjest e kjo sjellje, kjo praktike dhe kjo ngjarje antikombëtare, qon ujë në mulli të ish-pushtuesve tanë, rritë apetitet e armiqëve dhe kundërshtarëve të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar për t’u rikthyer në trojet tona e për të na përqarë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Gusht 2026!

Banner

Related posts

Mexhiti nga Likova mesazh votuesit të heshtur: Natën s fitores do të festojmë bashkë krah për krah

Gjyla Halili

Ndalohen nga policia në Tetovë, një person nga Kosova dhe një nga Shqipëria

Gjyla Halili

ZZHTI dhe XHETRO nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në fokus bashkëpunimi më i afërt me kompani japoneze

Gjyla Halili