AKTUALE

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 

Në Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë sot, në raundin e dytë, si dhe zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerat në komunën fqinje të Qendër Zhupës, të cilat sipas kryetarëve të komisionoeve komunale zgjedhore, do të vizitohen pasdite pasi të jetë shpërndarë materiali zgjedhor.

“Deri te komisioni u dorëzuan 39 kërkesa dhe të njejtat u pranuan. Numri i mbetur, gjegjësishtë 32, janë persona kërkesat e të cilëve janë pranuar për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit”, tha për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë për zgjedhjet presidenciale janë të regjistruar 19.269 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 19.311 do të votojnë në 27 vendvotime.

Banner

Related posts

Petrovska: Vetëm të bashkuar mund t’i luftojmë kërcënimet hibride

Gjyla Halili

Udhëtoni pa shqetësime – Trilon Rent a Car ofron zgjidhjen ideale për lëvizjen tuaj

Gjyla Halili

Zv/ Ministri plotësues i MPB-së viziton SPB-Tetovë, takon nga afër kryeshefin Shefik Bajrami: Policët duhet të shërbejnë vetëm për qytetarët

Gjyla Halili