AKTUALE

Në kohë zgjedhjesh, Qeveria sjell vendim të ulë koeficientin për pagat e funksionarëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka sjell vendim që të ulë koeficientin për llogaritjen e pagave të funksionarëve, të cilët emërohen nga Qeveria, përcjell TV21.

“Me vendimin ulet koeficienti i pagave të funksionarëve të emëruar nga Qeveria, koordinatorëve nacionalë dhe funksionarëve të tjerë, të drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve në përbërjen e ministrive, të drejtorëve dhe personave të tjerë të emëruar të organeve të mëvetësishme të drejtorive shtetërore, të personave udhëheqës të organizatave administrative, agjencive, fondeve dhe personave juridikë të tjerë të bazuar në ligje të veçanta, të burgjeve”, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria sqarojnë se vendimi i sotëm “për llogaritjen e pagave të funksionarëve, nuk do të shkaktojë implikime shtesë financiare të buxhetit shtetëror”.

Banner

Related posts

“Shfrytëzojeni momentin”! Rokas: Kuvendi t’i përshpejtojë ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me të birin

Gjyla Halili

Sela në Haraçinë: Në këto zgjedhje duhet të ja tregojmë vendin Mickoskit, të dëshmojmë se jemi të zot të shtëpive tona

Gjyla Halili