BOTA

Në këmbim të anëtarësimit në NATO, aleanca: Ukraina të bëjë “kurban” territoret

Banner

NATO siguroi Ukrainën për mbështetjen e saj dhe anëtarësim në aleancë në këmbim të një pjesë të territoreve të vendit, deklaratë që u bë i ditur nga zyrtari Stian Jensen.

“Unë mendoj se zgjidhja mund të jetë që Ukraina të heqë dorë nga territori dhe të marrë anëtarësimin në NATO në këmbim. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, njëkohësisht do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, e cila ka kritikuar ashpër komentet, duke i konsideruar ato “absolutisht të papranueshme”.

Ndër të tjera shefi i Shtabit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s theksoi se i takon Ukrainës të vendosë se kur do të bëjë paqe dhe në çfarë kushtesh. Mediat raportojnë se ai arsyetoi se nëse Ukraina do t’i japë një pjesë të territoreve Rusisë, mund të përfundojë lufta e gjatë dhe të anëtarësohet menjëherë në NATO.

Sipas Jensen, të gjithë janë të interesuar të sigurohen që lufta të mos përsëritet dhe ka përparime të rëndësishme në çështjen e anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës në NATO.


Top Channel

Related posts

CNN: Rusia ka kapur armë perëndimore në Ukrainë dhe i ka dërguar në Iran

admin

Azerbaixhani nis operacion ushtarak ndaj pozicioneve armene, 2 civilë raportohen të vrarë (fotot)

admin

E paqartë se si do të zbatohet vendimi për dy organizatat e shpallura terroriste

admin

Leave a Comment