AKTUALE

Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës.
Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës.

Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.

Banner

Related posts

Dehari uron ditën ndërkombëtare të Romëve!

Gjyla Halili

Ademi: Mersim Maksuti u largua nga hartimi i ligjit për përfaqësim të drejtë sepse ky ligj nuk i mbronë shqiptarët

Gjyla Halili

OJQ-të: Partitë bllokuan pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme

Gjyla Halili