SPORT

Ndërron jetë ikona e komentimit

Komentatori ikonë britanik, John Motson, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

I njohur në ishull si “Motty”, Motson filloi të prezantojë e të komentojë futbollin në “BBC” në vitin 1971. Që atëherë, deri në pensionimin e tij në vitin 2018, ai mbuloi dhjetë Kupa Bote dhe po aq Kampionate Evropiane, si dhe 29 finale të Kupës FA, duke u bërë zëri më i njohur i futbollit britanik në dekadat e fundit.

Ndeshja e fundit që ai komentoi ishte përballja e Crystal Palace me West Bromwich në vitin 2018.

Në të njëjtën kohë, ai u bë i njohur gjerësisht për bashkëpunimin e tij me “EA Sports”, pasi që nga viti 1996 zëri i tij shfaqej në komentet e video lojës më të njohur, FIFA.

Banner

Related posts

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria

admin

Kaos me katër kartonë të kuq mes dy rivalëve të përjetshëm

admin

Llorente tërhiqet nga futbolli – SHQIP.com

admin

Leave a Comment