AKTUALE

“Nder për brezin e sakrificës – Bajram Rexhepi: Do të kujdesemi me dinjitet për të moshuarit”

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit, ku në fokus ishin sfidat dhe nevojat e brezit të të moshuarve, të cilët për dekada me radhë kanë kontribuar në zhvillimin e komunitetit.Gjatë takimit, Rexhepi prezantoi disa masa konkrete që do të ndërmerren nëse ai merr drejtimin e komunës:✅ Përmirësimi i kushteve të qendrës së pensionistëve, duke krijuar një hapësirë më funksionale dhe dinjitoze për takime dhe aktivitete kulturore e sociale.✅ Mbështetje sociale për pensionistët me të ardhura të ulëta, përmes një programi të posaçëm që synon përfshirjen dhe mbrojtjen e kësaj kategorie.✅ Përfaqësim në Këshillin Komunal, me një përfaqësues të pensionistëve që do të ketë të drejtë fjale, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në vendimmarrje.✅ Infrastrukturë e përshtatur për të moshuarit, përfshirë shëtitore, pista biçikletash dhe trotuare të sigurta, që lehtësojnë lëvizjen dhe parandalojnë lëndimet.“Të moshuarit janë themeli i këtij qyteti. Ata kanë ndërtuar me punë, djersë dhe përkushtim Tetovën që ne njohim sot. Është detyrë morale dhe institucionale të sigurojmë kushte më të mira për jetën e tyre,” deklaroi Bajram Rexhepi pas takimit.Përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve e mirëpritën angazhimin e kandidatit dhe e cilësuan si një hap pozitiv drejt krijimit të një qyteti më të përshtatshëm dhe më solidar për të gjitha gjeneratat.Këto masa janë pjesë e programit të Aleancës Kombëtare për Integrim për zhvillimin social dhe urban të Tetovës, me fokus në mirëqenien e çdo qytetari.

Banner

Related posts

Në Kumanovë nuk respektohet gjuha shqipe, inspektorati në gjumë!

Gjyla Halili

Mbi 150 të rinjë ju përgjigjën iniciativës së Bashkësisë Lokale të fshatit Sellcë

admin

Lëvizja Demokratike në Gostivar mbajti mbledhjen e Këshillit Themelues

Gjyla Halili