AKTUALE

“Natë kryesisht e qetë”, vetëm 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë, përcjell TV21. Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore.
Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare, kurse më e moshuara 27 vjeç. Te meshkujt, pacienti më i ri është 14-vjeçar, kurse më i moshuari është 38 vjeç. Si çdo vit, duhet ta potencoj se kemi më pak pacientë të helmuar se në vitin e kaluar. I falënderoj mediat që këshillat tona i përcollën te publiku dhe kjo shpresoj se ka kontribuar që këtë vit të kemi më pak raste”, tha mes tjerash Çibishev.

Banner

Related posts

Çapuni dhe Camaj Kundër Ndërtimit në Plazhin e Madh: “Mbrojnë Mjedisin dhe Strukturën Demografike të Ulqinit”

Gjyla Halili

Asim Gashi dhe Leonora Jakupi më 8 Mars në Hotel Freskia, ejani të festojmë

Gjyla Halili

Eralda Qirjo: Zëri shqiptar në garë për Këshillin Bashkiak të Enfield në Londër

Gjyla Halili