AKTUALE

Myqereme Rusi i bashkohet Izet Mexhitit dhe LD

Me nderin dhe respektin më të thellë, mirëpres në ekipin tim si këshilltare për arsim, prof. Myqereme Rusin, një nga emrat më të ndritur të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Një ikonë e arsimit, një vizionare, një luftëtare e palëkundur për dijen dhe të drejtat kombëtare!

Si një nga themelueset e Universitetit të Tetovës, ajo nuk ka qenë thjesht dëshmitare e historisë, por vetë krijuesja e saj. Me guxim dhe vendosmëri, në kohët më të vështira, ajo e mbrojti arsimin shqip jo vetëm si një e drejtë, por si një mision që nuk mund të ndalet.

Kontributi i saj i jashtëzakonshëm në edukim, përkushtimi i palodhur ndaj brezave të rinj dhe angazhimi për barazi e ka shndërruar atë në një figurë të madhe, për kombit e vendin tonë. Përvojën, urtësinë dhe idealizmin e saj do t’i shfrytëzojmë për ta çuar arsimin shqiptar në nivele të reja, për të fuqizuar rininë dhe për të ndërtuar politika që e bëjnë dijen shtyllën e pathyeshme të së ardhmes sonë.

Mirësevjen, e nderuara profesoreshë Myqereme Rusi. Bashkë për arsim, bashkë për të ardhmen!

Banner

Related posts

Djersitja e duarve dhe këmbëve, kurat natyrale për eliminimin e këtij sikleti

admin

BE-së i kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës pas tërheqjes së re të Policisë në veri

admin

Ali Ahmeti: Nuk do të takohem me Kurtin, s’ka vullnet nga ana e tij

Gjyla Halili