AKTUALE

Myftiu i Tetovës priti përfaqësues të Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit

Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili, priti sot në një takim zyrtar anëtarin e kryesisë së Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit, z. Emin Havzija.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërinstitucional, rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit fetar dhe kulturor, si dhe për forcimin e lidhjeve mes Bashkësisë Fetare Islame dhe qendrave islame në Evropë. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët në promovimin e vlerave fetare, arsimore dhe humanitare.
Myftiu dr. Selver Xhemaili shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit dhe të mërgatës shqiptare në përgjithësi, duke vlerësuar rolin e tyre në përfaqësimin dinjitoz të komunitetit mysliman në diasporë.
Nga ana e tij, z. Emin Havzija falënderoi Myftiun e Tetovës për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta me karakter fetar, kulturor dhe shoqëror.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

Banner

Related posts

Qeveria vazhdon masën për uljen e akcizës së naftës deri më 4 maj

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Kërcënimet e BDI-së për destabilizim nuk do të na lëkundin

Gjyla Halili

Pendarovski: Më 24 prill t’u tregojmë se jemi më të mirë

Gjyla Halili