AKTUALE

Myftiu i Tetovës priti imamin e Qendrës Kulturore Islame “Nur” nga Austria

Banner

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, priti sot në një takim zyrtar imamin e Qendrës Kulturore-Islame “Nur” nga Ternitz-Austri, Muhamedxhemil Hoxha.
Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare, rolin e imamit në diasporë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar, kulturor dhe gjuhësor të besimtarëve shqiptarë në mërgatë. Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe institucionale ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame në vend dhe qendrave islame shqiptare në Evropë.
Myftiu i Tetovës vlerësoi angazhimin e imamit Muhamedxhemil Hoxha dhe të Qendrës Islame “Nur” në shërbim të besimtarëve shqiptarë mysliman në Austri, duke e cilësuar këtë veprimtari si një kontribut të rëndësishëm në edukimin fetar dhe ruajtjen e vlerave islame tek gjeneratat e reja.

Related posts

Bajram Rexhepi takon banorë e lagjes jashtë vardarit, si çdo pjesë tjetër e qytetit edhe kjo lagje e haruar nga komuna

Gjyla Halili

Muhamet Rushani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së – Shkumbin

Gjyla Halili

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Gjyla Halili