AKTUALE

Myftiu i Tetovës në vizitë te Rektori i Ri i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Më 05.09.2023 (e martë), Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, i shoqëruar nga Referenti për kulturë pranë Myftinisë, Dr. Husein ef. Rizai dhe Shefi i kabinetit të Myftiut, Mr. Xhemil ef. Sadiki, qëndruan në vizitë te Rektori i Ri i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, si dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Myftiu i Tetovës në emër të Myftinisë së BFI- Tetovë, Rektorit të Ri, ia uroi detyrën e re, duke e lutur Allahun Fuqiplotë ti jep shëndet, forcë, energji dhe suksese në punët e mëtutjeshme.
Në fund të takimit, Myftiu nënshkroi edhe në Librin e Kujtimeve të Universitetit të Tetovës, si dhe nga ana e kryetarit të Senatit të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet Ameti pranoi Monografinë dhe disa revista të kësaj vatre të dijes.

Banner

Related posts

CIVIL me komunikim intensiv me publikun gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në iftar me forumin rinorë islam dega Shkup

Gjyla Halili

579 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Ahmeti: Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!

admin

Leave a Comment