AKTUALE

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar masakrat që u bënë më 19 dhe 20 prill të vitit 1999, në Makoc të Prishtinës dhe në Hallaq të Vogël të Lipjanit.
Në një njoftim të lëshuar për media OVL UÇK bën të ditur se më 19 dhe 20 prill 1999, Kosova përjetoi dhimbje të thellë dhe krenari të përjetshme,ndërsa forcat pushtuese serbe vazhduan ofensivën dhe masakrat ndaj popullatës civile.

“Në Makoc të Prishtinës, më 20 prill 1999, u masakruan 42 civilë të pafajshëm. Në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit, po atë ditë, u masakruan 20 civilë shqiptarë, prej të cilëve 3 ishin nga vende të tjera”.

“Në këto dy ditë të lavdisë dhe dhimbjes, ranë dëshmorë në frontin e Koshares, Bjeshkët e Rugovës dhe Zonën e Marecit, duke vulosur me gjakun e tyre rrugën e çlirimit të vendit”.

Banner

Related posts

LSDM: Qeveria të anulojë tenderët për anketa dhe t’i rialokojë paratë për Koçanin

Gjyla Halili

Rrogat në kulturë nuk do të ndryshojnë

Gjyla Halili

Remzi Abdullahu:AMFBZHRR do të angazhoj ekspert për hulumtime dhe analiza të tregut

admin