AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili viziton xhaminë e fshatit Shemshovë në namazin e xhumasë

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef.Xhemaili, i shoqëruar nga stafi i tij operativ, realizoi sot një vizitë pune në xhaminë e fshatit Shemshovë, ku mori pjesë në faljen e namazit të xhumasë.

Gjatë vizitës, Myftiu u mirëprit nga imami i xhamisë, Hfz. Ismail ef. Nuhiu, si dhe nga anëtarë të këshillit të xhamisë dhe xhemati lokal. Takimi u zhvillua në atmosferë të përzemërt, ku u shkëmbyen edhe mendime lidhur me aktivitetet fetare dhe organizimin e jetës xhamore në këtë komunitet.

Myftiu Xhemaili shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me xhematet e rajonit.

Nga ana e tij, imami vendas falënderoi Myftiun për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale.

“Shprehim mirënjohje dhe falënderim për respektin dhe mikpritjen e ngrohtë. Lusim Allahun t’i pranojë lutjet tona,” u tha ndër të tjera në përmbyllje të vizitës.

Banner

Related posts

Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

Gjyla Halili

KA FILLUAR SEMINARI I 5-TË PËR IMAMËT BOSHNJAK NGA MAQEDONIA E VERIUT, KOSOVA DHE MALI I ZI

Gjyla Halili

Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili