AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, priti në takim përfaqësuesit e Saubermacher Tetovë z. Arsim Fidani dhe z. Vullnet Sela

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, priti në takim përfaqësuesit e Saubermacher Tetovë z. Arsim Fidani dhe z. Vullnet Sela. Në takim u theksua rëndësia e pastërtisë si vlerë islame, shoqërore dhe mjedisore.

Vlen të përmendet se sot, në hutben e së premtes, në të gjitha xhamitë e komunës së Tetovës, u rekomandua që të trajtohet tema e pastërtisë dhe përgjegjësisë ndaj mjedisit në të cilin jetojmë.

Myftiu i Tetovës përshëndet iniciativat që kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Bashkëpunimi me institucionet dhe kompanitë në shërbim të së mirës së përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Banner

Related posts

Bdi: “Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare”

Gjyla Halili

Kodi Penal pëson ndryshime/ Burg për sulmuesit e gazetarëve

admin

Synojnë pozitën e të parit të shtetit por akoma nuk janë transparent për financimin e fushatave!

Gjyla Halili