AKTUALE

Myftiu i Gostivarit dhe Myftiu i Kërçovës në vizitë në Myftininë e BFI Tetovë

Sot, më 29 shtator 2025, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, priti në vizitë vëllazërore Myftiun e Gostivarit, h. Sabahudin ef. Zendeli, së bashku me stafin e tij operativ, si dhe Myftiun e Kërçovës, h. Qamil ef. Rushiti, me operativën e tij. Myftininë e Tetovës gjithashtu e nderoi me vizitën e tij edhe koordinatori i Medresesë Isa Beu – Paralelja e vajzave në Gostivar, Prof. Afrim ef. Alija.

Mysafirët nderuan nikoqirin me disa dhurata simbolike e speciale, duke shprehur urimet më të sinqerta për punën dhe përgjegjësitë e tij.

Myftinia e BFI Tetovë shpreh mirënjohje për këtë vizitë të ndërsjellë e vëllazërore.

Banner

Related posts

Gjykata Kushtetuese nuk anuloi asnjë nen të Ligjit për Gjuhët. Ja çfarë vendimi solli!

Gjyla Halili

“Porosia e kullës” sonte u promovua në Ulqin

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi nga Sellca: Me investimet e reja, nxënësit mësojnë në kushte moderne ndërsa mësimdhënësit kanë paga më të dinjitetshme

Gjyla Halili