AKTUALE

MYFTINIA E TETOVËS SHTRON IFTAR PËR NXËNËSIT E PARELELES SPECIALE TË SHKOLLËS LIRIA

Dje, më 11 Mars 2025, Myftinia e Tetovës shtroi iftar për nxënësit e Paraleles Speciale të Shkollës “Liria”, një aktivitet që u prit ngrohtësisht nga stafi edukativ, me në krye drejtoreshën Farije Idrizi Kasami, si dhe nga prindërit e nxënësve.

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, u uroi mirëseardhje të pranishmëve, duke theksuar se ky aktivitet simbolizon vlerat e solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes që sjell muaji i Ramazanit. Ai premtoi se ky iftar do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Në fund të iftarit, nxënësve iu dhurua nga një dhuratë modeste, ndërsa stafi dhe nxënësit kishin përgatitur një dhuratë të veçantë për Myftiun – një punim të krijuar prej tyre me mesazhin: “Ne jemi më të fuqishëm kur përkrahim njëri-tjetrin.”

Banner

Related posts

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Gjyla Halili