SPORT

Muriqi nuk ka shënuar që nga nëntori, kjo është deklarata e tij

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm që RCD Mallorca ka në skuadrën e saj.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës përbën një pjesë të madhe të rëndësisë sulmuese të ekipit të spanjoll. Megjithatë, statistikat afatshkurtra të Muriqit nuk janë plotësisht pozitive. Ai ka tetë gola në La Liga, por që nga ndeshja kundër Atletico Madrid në nëntor, nuk e ka tundur rrjetën e portës rivale.

Vedar Muriqi

“Më pëlqen shumë presioni. Presioni të shtyn t’i bësh gjërat më mirë. Pa presion, del në fushë pa dëshirë. E di që shokët e skuadrës kanë nevojë për mua për të shënuar gola, por nuk shqetësohem për asgjë. Nëse ekipi im fiton dhe unë nuk shënoj, nuk ka rëndësi. Unë nuk dua të shënoj, dua vetëm të fitojë RCD Mallorca, por nëse shënoj dhe fitojmë lumturia është e dyfishtë. Golat me siguri do të vijnë”, tha Muriqi në një deklaratë për klubin e tij.

Banner

Related posts

Mourinho mund të rikthehet te Chelsea në Angli

admin

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Gjyla Halili

 I dëmtuari jashtë vendit, dështon sërish gjykimi ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi

admin

Leave a Comment