AKTUALE

MURATI: PERSONAT E PAPUNË TË APLIKOJNË PËR GRANT NË VLERË NGA 5 DERI 10 MIJË EURO

Murati: Personat e papunë të aplikojnë për grant në vlerë nga 5 deri 10 mijë Euro

👉Agjencia е Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot fillon zbatimin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2023.
📌Mbështetje për vetëpunësim – Sipërmarrje
✅Të gjithë personat e interesuar të papunë të cilët dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre apo të zyrtarizojnë një biznes tashmë ekzistues kanë mundësi të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë program me të cilin do të përkrahen financiarisht deri në 307.500,00 denarë.
✅Nëse dy persona të papunë dëshirojnë të bashkohen dhe të fillojnë biznesin e tyre ose të zyrtarizojnë biznesin ekzistues si SH.PK – Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar prej dy personash, mbështetja financiare arrin në 615.000,00 denarë.
📨Më shumë informacion mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx
📌Për realizimin e programeve, masave dhe shërbimeve për punësim, këtë vit janë ndarë më shumë mjete financiare në vlerë prej 1.972.045.915,00 denarë, ndërkaq është planifikuar përfshirja e 18.056 personave.

Banner

Related posts

SKANDAL/ “Saubermacheri fiton 1 milion euro nga tetovarët”

Gjyla Halili

Davkova: Në rrethin e dytë mendja më thotë se do të përsëritet dueli Pendarovski – Davkova

Gjyla Halili

Ahmeti: Fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Evropian

Gjyla Halili

Leave a Comment