AKTUALE

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.

Ministri ka theksuar se ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave.

“Së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, u shpreh ministri. /Telegrafi/

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE “feston” Ilindenin me armatim në Tetovë!/Reagon Bdi dega Tetovë

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Topi është në fushën e qeverisë – orientimi drejt BE-së është rruga e vetme

Gjyla Halili

Në Vicë forcohet struktura e BDI-së, Xhafer Iseni zgjidhet kryetar i nëndegës

Gjyla Halili

Leave a Comment