AKTUALE

Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj

Lëvizja Demokratike ka qëndruar sonte në Saraj ku edhe ka zgjedhur kryetarin e kësaj dege, transmeton TV21.

Me aktivistët e LD-së në Saraj do të udhëheqë Muhamed Elmazi, i cili për momentin bartë post shtetëror, atë të drejtorit ekzekutiv në Nomagas.
“Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.
Saraji është dëshmi e kësaj rritjeje! Me këtë strukturim, bëhet e qartë se Lëvizja Demokratike po ndërton një alternativë të fuqishme, gati për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Banner

Related posts

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Shkolla tekstile dhe një premtim 3D i kryetarit në ikje Bilall Kasami

Gjyla Halili