SPORT

Mourinho “prangoset” përsëri – SHQIP.com

Jose Mourinho ka zgjedhur profilin zyrtar në Instagram për të komentuar dënimin përfundimtar të Gjykatës Federale të Apelit, skualifikimin e tij me dy ndeshje.

Pasi mësoi se do t’i humbasë ndeshjet ndaj Sassuolos dhe derbin me Lazion, trajneri portugez ka publikuar një imazh domethënës: gjestin e prangave. I njëjti i bërë në ndeshjen mes Interit dhe Sampdorias në sezonin 2009-2010.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të FIGC, trajneri i Romës vendosi të bëjë një shëtitje në qendër të qytetit me një nga bashkëpunëtorët e tij (Nuno Santos).

Ai është shfaqur mjaft i qetë, duke iu buzëqeshur fansave, të cilët kanë tentuar ta mbështesin. Pas kthimit në shtëpi, ai postoi këtë foto.

Banner

Related posts

Goli i Rashanit vendimtar në barazimin e Clermontit

admin

Courtois: Do të jetë një finale në Manchester

admin

Benfica është çerekfinalistja e parë

admin

Leave a Comment