AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë.

Sipas DPHM-së, deri të shtunën do të mbisundojë mot me diell dhe i nxehtë. Të dielën do të ketë ndryshim të madh të motit me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën dhe do të shkaktojë rënie të madhe të temperaturës.

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj përplaset keq në telefon me Presidentin Jakov Milatoviq pasi ky ia ktheu një ligj Kuvendit – rasti në polici

Gjyla Halili

FAMULLITARI DOM SHTJEFNI:NËNA STANE – NËNA E USHTARËVE TË UÇK-SË

Gjyla Halili

Po dërgohen mesazhe në emër të Sasho Tasevskit, MPB: Janë të rreme, kujdes!

admin