AKTUALE

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë mesatare, ndërsa nga orët e mesditës do të fryjë erë e fortë nga jugu, më e theksuar përgjatë Vardarit”, njofton DPHM.

Nga orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 18 gradë.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë e fortë nga jugu, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore me mbi 60 km/h. Gjatë natës deri të dielën në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme shiu, e më pas nën ndikimin e valës së lagësht reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Herë pas here do të ketë reshje më të dendura gjatë natës dhe të hënën dhe do të pasohen me shtrëngata të rralla. Të martën reshjet do të ndërpriten, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të vazhdojnë në rënie graduale.

Banner

Related posts

Çair, tre persona kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor

Gjyla Halili

Orban pranon humbjen, vjen mesazhi i parë i liderit që dominoi 16 vite Hungarinë

Gjyla Halili

BDI: Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë

Gjyla Halili