AKTUALE

Mot me vranësira lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Banner

Moti sot do të jetë me vranësira  dhe me periudha të diellit. Pasdite kryesisht  në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshme dhe periudha të diellit. Pasdite në pjesët e luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë.

Nesër moti do të jetë më me diell dhe më i ngrohtë. Nga e diela do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nga e hëna në disa vende pritet të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Related posts

Festat shtetërore, në vitin 2026 do të ketë shtatë fundjava të zgjatura

Gjyla Halili

Shoqëria “Lëvizja” pa pushuar, për çdo ditë në lëvizje…

Gjyla Halili

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Gjyla Halili

Leave a Comment