AKTUALE

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat maksimale do të shkojnë në 33 gradë Celsius.

IHK thekson se duhet të kemi kujdes që në orët e pikut  nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Banner

Related posts

KSHZ: Do të shqyrtojmë nëse kandidatët plotësojnë kushtet në garën për president

Gjyla Halili

VIZITË NË XHAMINË E RE TË FSH. KAMENJAN

Gjyla Halili

Kovaçevski dorëhiqet të enjten / VMRO-ja nuk mbështet Xhaferin për kryeministër

Gjyla Halili

Leave a Comment