SHQIPËRI

“Moment historik!”, takimi Kurti-Vuçiç, Rama: Kryeministri i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, uroj që askush s’e akuzon për tradhti

Kryeministri Edi Rama e konsideron një moment historik dhe të rëndësishëm për paqen rajonale takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama në Twitter: Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush nuk e akuzon Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i së djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë.


Top Channel

Banner

Related posts

Të dënuar për drogë dhe vrasje, 3 shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu në Greqi

admin

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

admin

Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

admin

Leave a Comment