BOTA

Mjekët e Mbretërisë së Bashkuar në grevë për të tretën ditë, kërkojnë rritjen e pagave

Drejtuesit e spitaleve në Angli paralajmëruan rrezik për sigurinë e pacientëve pasi mjekët janë në grevë për pagat e ulëta, hera e parë që konsulentët dhe mjekët e rinj në këtë vend janë larguar në të njëjtën kohë.

Grevat për ngarkesat e punës dhe rritjet e pagave nën inflacion kanë bërë që mijëra emërime dhe operacione të shtyhen. Tashmë situata nuk mund të menaxhohet, ndryshe nga si është vepruar më parë ku në punë futeshin mjekët e rinj, për të zbutur disi mungesat.

Kjo e mërkurë shënoi ditën e tretë të demostratave, ndërsa pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se do të jenë edhe më të bashkuar në tetor, ku planifikojnë të ngrihen sërish në grevë.

“Ata meritojnë shumë më tepër para. Por greva nuk është mënyra për ta përmirësuar këtë situatë. Po humbasin besimin e britanikëve. Kjo është për të ardhur keq sepse ata punojnë shumë”, u shpreh Loreta Mchugh-mjeke në pension.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u ka bërë thirrje mjekëve të anulojnë ndërprerjet e tyre dhe paralajmëroi se qeveria nuk do të negociojë më për paga më të larta.

Ndër të tjera lideri shtoi se qeveria kishte pranuar rekomandimet nga organet e pavarura të rishikimit të pagave për rritje të pagave ndërmjet 5 dhe 7 për qind në sektorin publik.


Top Channel

Banner

Related posts

Sulme me raketa në Ukrainë, humbin jetën dy persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

admin

I nxehti në Arabinë Saudite nuk i ndal besimtarët! Myslimanët vijojnë pelegrinazhin pak ditë para Kurban Bajramit

admin

Video tronditëse/ Fëmijët e dhunuar të mbyllur në kafaze kafshësh shpëtohen nga policia

admin

Leave a Comment