AKTUALE

Mirënjohje për Nasir ef. Xhemaili

Sot 27.12.2024 në Namazin e Xhumasë myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili vizitoi Xhaminë e Madhe për të shprehur mirënjohje dhe falenderime ndaj imamit Nasir ef. Xhemaili i cili 28 vite me radhë ka shërbyer në këtë xhami.

Nasir efendiu pas shërbimit të suksesshëm me më shumë se dy dekada me nderë dhe sinqeritet me vetëdëshirë, për arsye krejtësisht personale, vendosi që të jetë më i lirë nga angazhimet dhe ndërpret shërbimin si imam.

Andaj ne, me zemër të hapur dhe plot mirënjohje, e falënderojmë e falënderojmë imamin tonë të nderuar Nasir efendiun për të gjithë këto vite shërbim të palodhur, qëllim të pastër dhe mësime, këshilla, nasihate të vyera për të gjithë besimtarët.

Zoti ju shpërbleftë për të gjitha shërbimet, përpjekjet dhe sakrificën tuaj Nasir efendi Xhemaili

Banner

Related posts

Ali Ahmeti thirrje për protestë masive në Tiranë më 17 tetor: Drejtësi për çlirimtarët, liria ka emër – UÇK!

Gjyla Halili

Osmani përshëndeti instrumentin e ri të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro

Gjyla Halili

Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili