AKTUALE

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do të mund të votohet edhe me dokumente të skaduara

Në mënyrë të shpejtë dhe me konsensus të plotë politik kaluan ndryshimet e Kodit zgjedhor me çka u qytetarëve të cilëve gjatë 9 muajve të kaluar u kanë skaduar letërnjoftimet dhe pasaportat, u mundësohet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ky propozim i përbashkët arriti mbrëmë në Kuvend ndërsa bëhet fjalë për dispozitën kalimtare që edhe vetë KSHZ-ja kërkoi nga deputetët ta miratojnë me qëllim që t’u mundësohet 100 mijë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë zgjidhje do t’u mundësohet të gjithë atyre që i kanë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Gjithashtu në Kodin zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor u propozuan me nënshkrimet e deputetit të LSDM-së Martin Kostovski, Arbër Ademi i BDI-së dhe Nikolla Micevski i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Pas konferencës së grupit të Taravarit reagon ASH-ja: Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë

Gjyla Halili

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Gjyla Halili

Pulsi Publik: 60.3 për qind e të anketuarve të kënaqur me punën e presidentes, 51.5 me kryeministrin

admin